Legjenda e Milanit i jep kurajo ekipit: Këtë vit luftojnë për titull

Legjenda e Milanit, Alessandro Nesta, është optimist për sezonin e Milanit. Madje ai thot se kuqezinjtë këtë sezon janë për titull.

“Milani është kandidat për titull. Ndoshta ata nuk e kanë filluar sezonin si favorit, por kjo nuk është diçka e keqe ose që i penalizon ata.”, ka thënë Nesta.

“E vërteta është që ka shumë klube në garë  këtë vit, por një gjë është e qartë se ata janë në rrugën e duhur.”, theksoi Nesta. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2021 12:56