Lazio kërkon shërbimet e lojtarit të Juventus-it

Igli Tare ka filluar të lëvizë gjërat për në merkaton e janarit duke shënjestruar emra interesant.

Drejtori sportiv i Lazios,Tare, ka kontaktuar drejtuesit e Juventus për të pyetur rreth lojtarit brazilian, Arthur. Ish-lojtari i Barcelonës duket se nuk ka dhënë në fushë atë që “Zonja e vjetër” ka pritur prej tij dhe kështu e ka nxjerrë në merkato.

Bayern Munich dhe Freiburg janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 08:01