Laporta i zemëruar me humbjen e Barcelonës ndaj Gironas

Humbja e Barcelonës 4-2 nga Girona ka bërë që Real Madridi të shpallet kampion katër xhiro pa përfunduar kampionati.

Me këtë humbje, edhe Barcelona zbriti për një pozitë dhe tani renditet e treta, pas “Los Blancos” dhe Gironas.

E kjo humbje e zemëroi shumë edhe presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Ai u pa duke biseduar me zëvendëspresidentin Rafa Yuste, drejtorin sportiv, Deco dhe përfaqësues të tjerë të klubi katalonas.

Presideni i Barcelonës u vërejt duke thënë “Kjo nuk mund të ndodh”, disa herë.

Barcelona mbeti pa trofe këtë sezon, por jo edhe pa trajner. Xavi Hernandez ndryshoi mendje dhe me pëlqimin e bordit, ai do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.


Shtuar 5.05.2024 15:53