Laporta: Fëmijët më pyesin për Messin, do të shohim

Kontrata e Lionel Messit me PSG-në skadon në qershor.

Shumë herë është përfolur për një rikthim të tijin në Barcelona, ku Joan Laporta ka reaguar edhe një herë në mënyrë të fshehtë për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në Camp Nou.

“Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij dhe unë u them që do të shohim. Tani ai është një lojtar i PSG-së dhe nuk dua ta krijoj probleme para kohe”, është shprehur presidenti i klubit për “RAC1”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 14:43