Makina përplas këmbësoren në Vlorë, dërgohet në spital

Një mjet top Ford ka përplasur një këmbësore në Babicë të Madhe të Vlorës, në vendin e quajtur AliKokë. 49-vjeçarja është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, shtetasi K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen B. O., 49 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cili u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., është shoqëruar për veprime të  mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 15.11.2022 14:43