Kroacia fiton ngushtë ndaj Panamasë dhe ruan shanset për kualifikim në fazën eliminatore

Kroacia mori një sukses me peshë ndaj Panamasë, duke triumfuar 1:0 në sfidën e raundit të dytë të Kupës së Botës që u luajt në Toronto, rezultat që i mban kroatët ende në garë për dalje nga grupi.

Ekipi i drejtuar nga Zlatko Dalic hasi vështirësi që në nisje të takimit. Në pjesën e parë, loja e kroatëve ishte e ngadalshme dhe pa shumë zgjidhje, ndërsa mesfusha me Luka Modric dhe Mateo Kovacic nuk arriti të diktonte ritmin përballë presionit të Panamasë.

Të lidhura

None found

Në fakt, gjatë 45 minutave të para, më kërcënues u shfaqën kundërshtarët, të cilët ndërtuan disa raste të mira për të kaluar në avantazh.

Dominik Livakovic ishte vendimtar për të mbajtur skuadrën e tij në lojë, teksa realizoi disa pritje të rëndësishme. Mes tyre spikati ndërhyrja ndaj Jose Luis Rodríguez në minutën e 23-të, në një nga momentet më delikate të pjesës së parë.

Për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, Dalic ndërhyri shpejt me dy zëvendësime, duke aktivizuar Ante Budimirin dhe Andrej Kramaric, ndërsa Ivan Perisic kaloi në krahun e majtë të mbrojtjes. Pikërisht këto lëvizje rezultuan vendimtare për fatin e sfidës.

Goli që përcaktoi fituesin erdhi në minutën e 55-të, kur Marco Pasalic dha një asist të saktë për Budimirin në shtyllën e dytë, me këtë të fundit që realizoi nga afërsia për 1:0.

Vetëm dy minuta më pas, Kroacia pati mundësinë të vuloste përfundimisht ndeshjen, por fillimisht Martin Baturina dhe më pas Pašalić nuk arritën të shfrytëzonin një rast të pastër përpara portës së zbrazët.

Panamaja nuk u dorëzua dhe u hodh përpara në kërkim të barazimit, duke krijuar sërish situata të rrezikshme. Megjithatë, përballë gjeti një Livakovic në formë të shkëlqyer, i cili ndali dy tentativa të Murillos dhe një goditje me kokë të Harvey.

Deri në vërshëllimën e fundit, Kroacia e administroi me kujdes epërsinë minimale dhe mori tre pikë shumë të vlefshme. Me këtë fitore, kroatët vazhdojnë të kenë shpresa për kalimin në fazën e 16-shes, ndërsa Panamaja mbetet pothuajse pa mundësi për të avancuar më tej në turne.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetlunabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş