Nëse vite më parë bëheshin parashikimet me “oktapod” se kush nga kombëtaret fiton Botërorin, Europianin apo ndonjë kupë tjetër të rëndësishme, këtë radhë është teknologjia që parashikon fituesin e Euro 2020.
Sipas “ The Analyst” fituesi i këtij Europiani është Franca. Është një kompjuter i cili ka dhënë këtë parashikim, ku tregohet se “Gjelat” janë fitues me 20.5%.
Pas tyre renditen Belgjika me 15.7%, Spanja me 11.3%.
Interesante në fakt është se skuadra si Anglia apo dhe Gjermania renditen poshtë tre vendeve të para ekzaktësisht Gjermania në vend të 4-t me 9.8% dhe Anglia në vendin e 9 me 5.2%.
Nëse Didier Deshamp i Francës ngre trofeun, ai do të bëhej i pari që ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian si lojtar dhe trajner. Ai është gjithashtu trajneri i vetëm në Euro 2020 që ka fituar turneun si lojtar.