Kombëtarja e Italisë, Mancini: Sulmi është problem i madh, jemi në telashe

Kombëtarja e Italisë do të luajë dy ndeshjet e fundit për mbylljen e Nations League, duke u përpjekur të harrojë zhgënjimin e Botërorit.

Italia e Mancinit rinis nga ndeshjet kundër Anglisë në shtëpi dhe Hungarisë në jashtë.

Mes shumë problemeve, Mancini do të provojë zgjedhje të reja me qëllim rithemelimin. Tekniku italian është shprehur se për Italinë një problem i madh mbetet faze e sulmit.

“Rezultati është i rëndësishëm sepse në këtë grup mund të ndodh çdo gjë. Vendosa të thërras disa të rinj për t’u bashkuar me skuadrën”.

Mungesat? “Për dy ndeshje ishte e kotë të thërrisja një grup shumë të madh. Spinazzola më telefonoi për të më thënë se nuk ishte shumë mirë, por duke pasur parasysh ndeshjet e shumta që po zhvillohen, preferova të lija shumë lojtarë të mirë në shtëpi, të cilët nuk do të kishin luajtur.”

Sulmi? “I vetmi që luan prej kohësh është Immobile, për pjesën tjetër është anormale që ka kaq shumë sulmues të huaj në Serinë A. Skuadrat e mëdha kanë menduar në këtë mënyrë, por shpresoj që të mos jetë një proces i pakthyeshëm dhe së shpejti të dalin 2-3 sulmues për të ardhmen e Italisë. Nuk është një problem i vogël”.

Italia e re do të ndjekë diktat të sakta taktike: “Do të jetë e nevojshme të kemi të njëjtin personalitet që është gjëja më e rëndësishme, atëherë mund të luani në mënyra të ndryshme. Kemi lojtarë të gjithanshëm, por prioriteti duhet të jetë të luajmë mirë”. Megjithatë, kalimi në 3-5-2 duket i largët: “Nuk është hipotezë që unë e flak, por duhet të ketë një motiv pas saj. Duhet të driblojmë sepse fizikisht nuk jemi shumë të fortë dhe frika ime është se me 3-5-2 skuadra shtrihet shumë”.

Dëmtimet: ” Verratti nuk ia del dot dhe ndoshta do të thërrasim Frattesin. Nuk mendoj se Tonali ka probleme të mëdha dhe ne e vlerësojmë Pellegrinin”.