Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valladolid.
Koeman u bombardua me pyetje nga gazetarët, por u shpreh se ka për qëllim vetëm fitoren dhe fokusi i tij është ndeshja e ardhshme me Valladolidin dhe jo El Classico, e cila zhvillohet pas kësaj ndeshje.
Koeman tha se nuk ka kohë për pushim, por për Pique dhe Roberto deklaroi se do të shikohet edhe njëherë nesër dhe do të merret vendimi.
“Lojtarët janë rikthyer me një dëshirë të madhe”, tha ai.
Koeman u pyet nëse do ti pushojë Messin dhe de Jongun, pasi ata rrezikojnë të humbasin El Classicon në rast të ndëshkimit.
“A do ti pushoj? Nuk e di, e dimë që janë vetëm një karton larg suspendimit, por nuk është koha për pushim”, shtoi ai.
“Bordi i Drejtorëve më kanë dhënë bekimin e tyre dhe jam i lumtur”, tha holandezi.
“Ne të gjithë, bashkë me presidentin po punojmë të përmirësojmë skuadrën, duke e ditur situatën financiare që po mbretëron tani”, tha Koeman.
“Për Pique dhe Roberton do të shohim nesër, nuk do të rrezikojmë”, përfundoi Ronald Koeman.