Klubi i Lazios në zi, humb jetën në një aksident rrugor futbollisti 19 vjeçar

Klubi i Lazio është në zi pas vdekjes tragjike të futbollistit 19 vjecar, Daniel Guerini.

Guerini nuk arriti ti mbijetojë plagevë pas një aksidenti automobilistik.

Guerini ishte në makinë me dy shokë të tjerë të rinj, të cilët janë në gjendje të rëndë.

Ai ka lindur në Romë, por kishte luajtur gjithashtu për ekipin e të rinjve në Torino, Fiorentina dhe SPAL.

“Është një lajm i pabesueshëm, jemi të tronditur dhe me shumë dhimbje. Presidenti, lojtarët dhe stafi i klubit së Lazioos do të mblidhen rreth familjes së të riut Daniele Guerini”, ka shkruar klubi i Lazios në rrjetin e tyre social në tëitter.


Shtuar 25.03.2021 08:52