Medon Berisha u rikthye në lojë pas një mungese të gjatë, duke u aktivizuar në ndeshjen e javës së tretë të Serie A, ku Lecce u mposht 0-1 në transfertë nga Cagliari.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare hyri në fushë në minutën e 82-të, kur zëvendësoi Pierottin. Për Berishën, kjo ishte paraqitja e parë me fanellën e Lecces pas 269 ditësh.
Të lidhura
None found
Rikthimi i 22-vjeçarit u evidentua edhe nga klubi italian, i cili publikoi në rrjetet sociale një mesazh urimi: “Mirëse u riktheve, Medon Berisha”. Ky hap pritet ta ndihmojë lojtarin të lërë pas periudhën e vështirë dhe të punojë për të rimarrë formën e mëparshme.
Ndeshjen e ardhshme, Lecce do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Monzës. Takimi është planifikuar të luhet të dielën, në orën 15:00.
