Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se nesër do të organizojë ceremoninë për hapjen e ofertave dhe publikimin e vlerave të ofruara për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 75 (ShAL 75).
Të lidhura
None found
Ofertat do të pranohen më 9 shtator 2026, në “Sallën e konferencave” të Hotelit Grand në Prishtinë, gjatë intervalit nga ora 10:00 deri në 12:00.
Procesi i hapjes së ofertave është planifikuar të fillojë në orën 12:30.
Në kuadër të kësaj ceremonie do të bëhen publike edhe ofertat me çmimet më të larta.
