Jurgen Klopp, tekniku i Liverpool, foli për “Prime Video” për suksesin e të kuqve kundër Villarrealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Por kur ushtruam presion, filluan që gjërat të shkonin siç duhej dhe ne vendosëm në vështirësi kundërshtarët tanë.
Të lidhura
None found
Afër finales? Vështirë të mendohet, jemi vetëm në ndeshjen e parë. Nuk mund të jemi të relaksuar se fituam ndeshjen e parë, duhet të punojmë shumë dhe të tregohemi të kujdesshëm në Spanjë, ndeshja e kthimit do të jetë më e vështirë”, është shprehur trajneri i Liverpool./h.ll/albeu.com
