Marrëveshja mes Real Madridit dhe sulmuesit Kylian Mbappe mund të jetë e madhja ndonjëherë, pasi shifra të çmendura ka brenda saj.
Real Madridi ka nënshkruar të hënën me Mbappen, i cili do t’i bashkohet klubit më 1 korrik, pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Teknikisht është një transferim i lirë, por në realitet është çdo gjë tjetër veçse i lirë, pasi Real Madridi do të duhet të paguajë para të mëdha për francezin.
Sipas mediumit COPE, 25-vjeçari do të fitojë 30 milionë euro pagë vjetore në Madrid (15 milionë euro pas taksave).
Los Blancos do të paguajnë gjithashtu një bonus nënshkrimi prej 125 milionë euro për sulmuesin, i shpërndarë në pesë vjet.
Kontrata e Mbappes përmban një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.
Është e detyrueshme për të gjithë lojtarët në Spanjë që të kenë një klauzolë blerjeje në kontratë dhe është bërë qëllimisht kaq e madhe.
Pavarësisht faktit se Real Madridi do t’i paguajë shumë para yllit francez, ata presin kthime të shkëlqyera prej tij – dhe jo vetëm në fushë.
Sipas mediumit Diario AS, Mbretërit besojnë se do të gjenerojnë mbi 500 milionë euro përmes shitjeve të fanellave, mallrave dhe sponsorizimeve pas ardhjes së Mbappes në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/