Klafuriç pas disfatës 3-0 ndaj Egnatias: Problemet me merkaton na vështirësuan përgatitjen e ndeshjes

Tirana e nisi kampionatin me humbje, pasi u mposht 3-0 nga Egnatia në stadiumin e Rrogozhinës, në takimin e javës së parë të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për arsyet që ndikuan në këtë rezultat.

Të lidhura

None found

“Një nga shkaqet ishte padyshim situata me merkaton para ndeshjes. Përballë një ekipi si Egnatia, këto rrethana e bëjnë gjithçka edhe më të vështirë. Këto janë vështirësitë tona, ndërsa kundërshtari ka edhe cilësi të mëdha.

Problemet nisën që në momentin e përzgjedhjes së formacionit, megjithatë skuadra u përpoq. Në mesfushë aktivizuam edhe lojtarë të rinj dhe në fushë kishim të paktën katër futbollistë pa eksperiencë.

Me këto vështirësi, luajtja ndaj Egnatias bëhet shumë e komplikuar. Në pjesën e dytë patëm një posedim të mirë të topit, edhe pse nuk arritëm ta kontrollonim plotësisht ndeshjen. Mendoj se në fraksionin e dytë nuk ishim keq, veçanërisht në hapësirat mes dy linjave.

Rezultati sigurisht që më zhgënjen. Humbëm 3-0 dhe ishte e vështirë të përgatitej ndeshja në këto kushte. E përsëris, vetëm të premten mësova se kishim probleme me merkaton.

Mjafton të imagjinoni Realin dhe Arsenalin duke luajtur me 10 lojtarë. Megjithatë, përveç mërzitjes për rezultatin, jam i kënaqur me futbollistët që për mua janë shumë të rëndësishëm. Bami dhe Maci treguan cilësitë e tyre, gjë që është shumë pozitive për të ardhmen.

Sa i përket Verës, ai nuk ishte stërvitur prej dy javësh dhe luajti me injeksione. Gjithashtu, jam i kënaqur me qëndrimin e ekipit, mënyrën se si u organizuam, si krijuam raste dhe lëvizjet që shfaqëm”, deklaroi Klafuriç.


Shtuar 23.08.2026 23:22

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş