Kishte borxhe me shtetin spanjoll, Ancelottit i bllokohet rroga

Carlo Ancelotti është rikthyer në Spanjë për të stërvitur sërish Realin e Madridit, por që në fillim të aventurës do t’i duhet të përballet me telashet e shkaktuara nga organet tatimore spanjolle.

Sipas këtyre të fundit, trajneri italian i detyrohet shtetit spanjoll rreth 1.5 milionë euro, kryesisht taksa të papaguara dhe kamatë-vonesa, nga kontrata që pati më herët me Realin e Madridit

 

 

Pikërisht për këtë arsye, organet tatimore kanë lëshuar një urdhër ndalese të pagës së trajnerit italian, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit prej 1.2 milionë eurosh, ndaj rroga e parë e Ancelottit duket se do të vonojë disa muaj.

Edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit kanë pasur probleme me sistemin fiskal spanjoll, duke përfshirë emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Jose Mourinho, të cilët kanë gjetur marrëveshje me organet tatimore vetëm pasi kanë shkuar në gjykatë.


Shtuar 29.06.2021 22:27