“Kisha mundësinë te Juventusi të nënshkruaja me Haalandin për 2 milionë euro”

Drejtori sportiv i Inter, Giuseppe Marotta ka dhënë një intervistë për Gazzetta, duke folur për çështje të ndryshme.

Italiani ka theksuar mos-nënshkrimi me Haaland është një nga keqardhjet e tij më të mëdha.

“Një nga keqardhjet e mia më të mëdha ishte mos-marrëveshja me Haaland”, theksoi ai.

“Unë isha ‘CEO’ i Juventusit dhe ne patëm rastin ta nënshkruanim për 2 milionë euro nga Molde, ishte afër. Tani është e pamundur të shihet Haaland në Serie A – nuk ka asnjë shans që klubet italiane të nënshkruajnë me të verën e ardhshme”, është shprehur 64-vjeçari. /albeu.com/

 


Shtuar 9.10.2021 13:08