Franck Kessie u prezantua sot në konferencën për shtyp në Barcelonë. Ai gjithashtu firmosi kontratën e tij në Camp Nou në praninë e Laporta, presidentit të klubit.
“Barcelonës nuk mund t’i thuash jo. Kur një trajner si Xavi të thërret është sepse po e bën mirë punën tënde. Unë fola me të, ai më bëri të kuptoj se unë do të isha i rëndësishëm në projektin e tij. Në cilin pozicion? Pozicioni në fushë nuk është i rëndësishëm, vendos Xavi, unë mendoj vetëm për të dhënë maksimumin tim.”
I pyetur nga gazetarët, Kessie tregon se përse në Itali e thërrisnin me pseudonimin “president”.
“Në Milano më thonë “president” sepse një ditë në Milanello kam parkuar në vendin e rezervuar për presidentin. Më kanë thënë të ndërroj vendet, unë u përgjigja që nga ajo ditë do të jem president dhe pseudonimi ka mbetur”, është shprehur mesfushori i Barcelonës./h.ll/albeu.com