Kastriot Imeri realizon super gol si Juninho (VIDEO)

Skuadra nga Geneva ka arritur të mposht si mike kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boys Bern me rezultat 1-2.

Ishte një fitore e madhe me përmbysje nga Servette, ku të dy golat u shënuan nga talenti, Kastriot Imeri.

Mesfushori i talentuar po tregon formë të jashtëzakonshme këtë edicion në Zvicër dhe fillimisht ka barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 67-të nga penalltia.

Ndërkohë 11 minuta para fundit të ndeshjes, Imeri realizoi golin e fitores me anë të një goditje të lirë nga një kënd shumë i vështirë.

Imeri është duke kaluar një formë fantastike, pasi në 13 ndeshje në Superligën e Zvicrës ka shënuar 8 gola./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2021 10:57