Juventusi i pabesueshëm që po vjen, një treshe luksoze

Juventusi dëshiron të jetë sërish i madh.

Një tjetër që nuk do të vazhdojë është Giorgio Chiellini, kapiteni i përjetshëm që ka luajtur 16 sezone bardhezi.

Tani është koha për të rindërtuar, për të gjetur ato përforcime që mbështesin ekipin dhe për ta rikthyer ekipin në luftë për të gjithë titujt.

Trajneri Massimiliano Allegri kërkon “kampionë”, lojtarë me eksperiencë që janë të përgatitur të performojnë që në momentin e parë pa pasur nevojë për një periudhë adaptimi, shkruan albeu.com.

Lojtarët pa kontratë

Një nga ata futbollistë është Paul Pogba. Mesfushorit i përfundon kontrata e tij me Manchester United në qershor dhe Juventus tashmë ka nisur kontaktet  Sipas informacioneve të La Gazzetta dello Sport, klubi tashmë është takuar me agjentët e tij dhe, ndonëse nuk ka marrëveshje financiare, vullneti i të dyja palëve është i qartë dhe nuk është tjetër veçse të arrihet mirëkuptimi.

Por nuk është vetëm Pogba. Dy emrat e tjerë që synon Juventusi janë Angel Di Maria, i cili gjithashtu i jep fund lidhjes me PSG, më 30 qershor dhe Ivan Perisic, një tjetër që është i lirë nga Interi brenda pak ditësh. /albeu.com/

Shtuar 17.05.2022 19:10