Juventusi gabon përsëri, ndalet me barazim në shtëpi nga Genoa

Juventus ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë ishte mjaft e zbehtë me të dy ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të kaluar në epërsi.

Mattia Bani (7’) pati një rast të artë për të kaluar në avantazh mysafirët por Szczesny bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Federico Gatti (32’) pranoi një super pasim brenda zonës por mbrojtësit e Genoas ja larguan topin nga këmbët.

Max Allegri bëri disa ndryshime në formacion në pjesën e dytë gjë që ndikoi në rrjedhën e lojës.

‘Zonja e Vjetër’ ishin më të rrezikshëm në fraksionin e dytë ndonëse nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Ata patën tri mundësi të mira me Samuel Iling Junior (67’) dhe Dusan Vlahovic (69’ dhe 75’) por nuk ia dolën të shënojnë.

Juventusi tani ka tri ndeshje radhazi pa fitore dhe mund ta humbasë vendin e dytë në tabelë nëse Milani merr të paktën një pikë ndaj Hellas Veronës.

Standings provided by Sofascore


Shtuar 17.03.2024 15:22