Premierliga angleze është duke kaluar në disa vështirësi pas përhapjes së madhe të variantit të ri të koronavirusit.
Deri me tani janë anuluar disa ndeshje pasi shumë klube kanë konfirmuar raste pozitive.
Rreth 25% e lojtarëve nuk janë vaksinuar ende, e vaksnimit e tyre e ka kërkuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“E gjitha ka të bëjë me bindjen. Nëse unë jam duke bërë diçka që i ndihmon njerëzit rreth meje, atëherë për mua është e detyrueshme, por padyshim që disa njerëz e shohin atë ndryshe. Unë jam 54 vjeç dhe besoj fuqimisht se ju mund t’i bindni njerëzit për gjërat e duhura për të bërë, por nuk jam i sigurt në këtë rast konkret. Anglia është një vend shumë më i vaksinuar se Gjermania, për shembull”- ka thënë tekniku gjerman.
Kujtojmë që edhe në kampin e ‘The Reds’ janë konfirmuar tri raste pozitive, kurse afër 99% e futbollistëve kanë marrë të dy dozat antiCovid.