“Ju mundim dhe nuk ju lëmë të qani”, nisma e anglezëve për vajzën e trishtuar në humbjen e Gjermanisë

Humbja e Gjermanisë ka trishtuar një vajzë të vogël, e cila shpërtheu në të qara pas golit të dytë të Harry Kane.

Kamerat e fokusuan këtë vajzë, e cila pavarësisht përpjekjes së babait, nuk i ndalte lotët. Duke qenë se kjo video mori vëmendje botërore, tifozët anglezë kanë marë një nismë ndihme dhe “mëshire”.

Nje anglez me emrin Joel Hughes ka hapur një fondacion, ku të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për t’i rikthyer buzëqeshjen vogëlushes. “Ju mundim dhe nuk ju lëmë të qani”.


Shtuar 2.07.2021 16:16