Joao Neves tregon se kujt ia kushtoi golin e tij në Botërorin 2026

Joao Neves, mesfushori i Portugalisë, ka bërë të ditur se goli i realizuar në sfidën e parë të Kupës së Botës ndaj RD Kongos ishte një homazh i veçantë për nënën e tij.

Pas barazimit të Portugalisë, Neves foli për emocionet që përjetoi dhe ndau një rrëfim prekës, i cili preku tifozët.

Të lidhura

None found

Futbollisti portugez humbi nënën në shkurt të vitit 2024, pasi ajo zhvilloi një betejë të gjatë me kancerin, në një kohë kur ai ishte vetëm 19 vjeç.

“E shoh babanë tim në tribuna, e shoh të dashurën time – nëna ime nuk është aty, siç e dini, por e di se ajo është gjithmonë me mua. Prandaj ngrita duart drejt qiellit. Goli im i parë në Kupën e Botës është për të”, u shpreh Neves.

Festimi i tij plot ndjenjë tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve, duke i dhënë edhe më shumë peshë një prej momenteve më të veçanta të karrierës së tij.

Portugalia do të luajë edhe dy ndeshje në fazën e grupeve të Kupës së Botës, ku kundërshtarët e radhës do të jenë Uzbekistani dhe Kolumbia.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet