Me kontratën që përfundon në fund të sezonit, dhe konfirmimin nga vetë lojtari për një eksperiencë të re, ka shkaktuar “trafik” në markato.
I kërkuar me këmbëngulje nga Real Madrid, mbrojtësi 28-vjeçar gjithashtu mund të kalojë në Angli, pasi Chelsea dhe Manchester City dëshirojnë ta kenë pjesë të tyre.
Sipas informacioneve nga “Daily Star” , nëse Spanja ka qenë prej kohësh destinacioni i preferuar i Alaba-s me Real Madridin në krye të listës, kërkesat e tij për pagën janë një frenim serioz, veçanërisht në kohë krizash. Chelsea dhe City prandaj duan të shfrytëzojnë rastin për të firmosur me mbrojtësin austriak. Të dy klubet angleze janë të gatshme t’i përgjigjen David Alaba-s, me kërkesat finaciare. /albeu.com/