Gacaferi: PDK-ja po rrezikon ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke e akuzuar opozitën për bllokimin e institucioneve dhe për mundësinë që vendi të përballet përsëri me zgjedhje.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar periudhës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Gacaferi ka thënë se opozita e bashkuar e kishte shtyrë Kosovën drejt zgjedhjeve të 27 dhjetorit të po atij viti, me pritjen që mbështetja për Albin Kurtin të binte nën 40 për qind.

Megjithatë, sipas tij, kjo llogari doli e pasaktë, pasi Kurti arriti të marrë më shumë se 51 për qind të votave në zgjedhjet e dhjetorit.

“Me 27 dhjetor 2025 opozita e bashkuar e dërgoi vendin në zgjedhje me bllokadë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, me shpresën se do ta zbresin Albinin nën 40 për qind! Por dështuan turpshëm sepse Albini në dhjetor të 2025 i fitoi mbi 51 për qind!”, ka shkruar Gacaferi.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës për qëndrimet dhe veprimet pas zgjedhjeve të 7 qershorit 2026.

Gacaferi pretendon se LDK-ja kishte shpresuar se dërgimi i vendit në zgjedhje do ta dobësonte rezultatin e Kurtit, ndërsa partia do të arrinte mbi 25 për qind të votave.

“Me 7 qershor 2026, LDK e dërgoi vendin prapë në zgjedhje me bllokadën e saj, duke menduar se me Vjosa Osmanin, do e zbresin Albinin nën 40 për qind e LDK do kap mbi 25 për qind! Por prapë dështoi turpshëm LDK-ja”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, edhe pozicioni aktual i PDK-së mund të çojë në një tjetër proces zgjedhor në dhjetor.

Ai ka vlerësuar se PDK-ja mund të jetë duke llogaritur se një ndryshim në situatën e ish-presidentit Hashim Thaçi do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve dhe do ta ulte përkrahjen për Kurtin.

“Tani PDK me bllokadën e saj, do që prapë ta dërgojë vendin në zgjedhje në dhjetor të këtij viti, me shpresën se lirohet Hashim Thaçi nga burgu i Hagës, e kështu do ta zbresin Albinin nën 40 për qind! Por edhe PDK do të dështojë edhe më keq, me apo pa Hashimin!”, ka shkruar Gacaferi.

Në përmbyllje, ai ka thënë se rënia e mbështetjes së Kurtit nën 40 për qind mund të shkaktohet vetëm nga vetë ai, duke e shpjeguar fuqinë e tij elektorale me dobësinë e opozitës.

“Albinin zbret nën 40 për qind, vetëm Albini dhe askush tjetër që ecën me dy këmbë mbi këtë tokë! Ndoshta edhe jo pse Albini është shumë i fortë, por opozita është shumë e dobët”, ka përfunduar Gacaferi.


Shtuar 11.09.2026 14:40

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş