Ish-futbollisti i Realit dhe PSG-së i surprizon të gjithë me blerjen, Lamborghini 400 mijë euro

Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe PSG-së, Jese Rodriguez, ka një dobësi të theksuar për makinat luksoze, aq sa futbollisti 28-vjeçar, së fundmi nuk ka nguruar t’i bëjë vetes dhuratë një Lamborghini UrusMansory Venatus me 820 kuaj fuqi, e cila ka vlerë e 400 mijë eurove.

Pas dështimit, te Reali dhe PSG-ja, Jese aktualisht është pjesë e Las Palmasit. Eksperienca me klubet prestigjioze, e bën atë që të jetë në qendër të vëmendjes për sa i përket çështjeve që s’kanë lidhje me futbollin.  Me makinën e fundit luksoze, spanjolli ka “sfiduar” kështu kolegët e tij.


Shtuar 20.05.2021 11:15