Kërkohet 2 vite burg, sot pritet shpallja e pretencës për Adriatik Llallën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë sot seancën në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Edhe në seancën e sotme, pritet që  SPAK të përsërisë pretencën dhe të kërkojë 2 vite burg për Llallën.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka përmbyllur edhe fazën e gjykimit nga e para në 5 seanca.

Gjyqi ndaj tij u kthye në pikën e fillimit më 16 prill, ku u revokua kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar dhe pritet të nisë gjykim i zakonshëm.

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisurdisa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit.

Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

 

Shtuar 20.05.2021 10:56