Investime në patundshmëri dhe rrjete biznesesh tjera, Braithwaite është lojtari i dytë më i pasur i Barcelonës pas Messit

Martin Braithwaite mund të ketë qenë një nga nënshkrimet më të habitshme të Barcelonës në historinë e klubit, por nuk është aq befasuese sesa mësimi se ai është një nga lojtarët më të pasur të klubit.

Shkuarja nga dëbimi prej Middlesbrough në nënshkrimin e urgjencës në Barcelonë brenda një viti nuk është saktësisht rruga më e zakonshme e karrierës, por është pikërisht ajo që i ndodhi danezit Braithwaite.

Ai u bashkua me Barcelonën në shkurt të vitit 2020 dhe menjëherë bëri gabime në prezantimin e tij dhe që atëherë ka luajtur 53 herë për klubin.

Është folur që ai do të largohet këtë verë, por në vend që të shesë danezin, i cili bëri përshtypje gjatë gjithë Euro 2020, mbase klubi duhet t’i kërkonte një kredi për të rregulluar problemet e tyre financiare.

Sipas revistës së njohur Forbes, vetëm Lionel Messi është më i pasur sesa Braithwaite në mesin e stafit që luan në Camp Nou, dhe kjo nuk është çudi pasi argjentinasi u raportua se fiton mbi 600 mijë euro në javë.Në anën tjetër, pasuritë e Braithwaite vijnë nga disa investime të shkëlqyera, ku në vitin 2017 ai investoi 850 mijë dollarë në një biznes të pasurive të patundshme dhe kjo sigurisht u shpagua.

30-vjeçari tani ka pasuri të biznesit që tani vlejnë hiç më pak se 250 milionë dollarë.

Danezi gjithashtu ka një biznes veshjesh me gruan e tij dhe zotëron një restorant në Barcelonë, ndërsa synon investime në teknologjinë e mençur në Philadelphia.

Duke bërë shumë para vetë, danezi dëshiron të ndihmojë krijimin e milionerëve edhe në komunitetin e njerëzve me ngjyrë në Amerikë.

“Ne duam t’i mësojmë njerëzit për lirinë financiare dhe fuqinë që ata posedojnë. Kemi kaq shumë gjëra që duam t’i bëjmë dhe gjithmonë me mendimin për t’i kthyer”, ka thënë Braithwaite duke folur në një panel të Yahoo Finance Chanel.

Me kontratën e Messit që ka skaduar në fillim të këtij muaji, Braithwaite është teknikisht lojtari më i pasur i Barçës tani dhe mbase ai mund ta ndihmojë klubin të paguajë pagat e lojtarit argjentinas!.


Shtuar 9.07.2021 18:02