Interi do të luajë me fanellën e “kampionit” ditën e sotme

Sot vazhdon java e 36-të në Serie A, ku Interi do të mirëpres skuadrën e Romës në “Giuseppe Meazza”.

‘Nerazzurri’ veçse ka siguruar titullin e kampionit dhe tani po luan pa presion ndaj kundërshtarëve.

Për takimin me Romën, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte raportohet se do të luajë me fanellë të veçantë.

Rregullorja e Serie A parasheh qe një fanellë të ketë më së shumti tri ngjyra të dallueshme, prandaj Interi edhe ka kërkuar leje që të luajë me një fanellë të veçantë.

Kohët e fundit janë përhapur spekulime të shumta në klubin e Zikaltërve, kjo pasi thuhet se Presidenti, Steven Zhang, u ka kërkuar lojtarëve që të heqin dorë nga pagat e tyre për dy muaj që të ndihmojnë në rregullimin e financave.


Shtuar 12.05.2021 10:17