Nisma “Jo në emrin tim” ka bërë të ditur se do të qëndrojë gjatë gjithë natës para dyerve të Kuvendit, ndërsa të nesërmen do të zhvillojë një protestë duke nisur nga ora 08:00.
Të lidhura
None found
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në sheshin Skënderbeu, duke theksuar se tubimi do të jetë pa dallime partiake dhe do të fokusohet në një kërkesë të vetme: votimin e ligjit.
“Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit.
Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN!
Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu.
UÇK-ja është historia jonë. Identiteti ynë. Liria jonë.
NESËR, ORA 08:00 në mëngjes
TË GJITHË NË SHESHIN SKËNDERBEU
JO NË EMRIN TIM”, thuhet në njoftim.
