Nismë e paprecedentë e KE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi mund të dërgojnë komisionerë në Bruksel para anëtarësimit

Komisioni Evropian po shqyrton një qasje të re për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Bashkimin Evropian, plan për të cilin është raportuar ditët e fundit dhe që është përmendur nga Tirana, si edhe nga Ursula von der Leyen.

Sipas planit të ri, të zbardhur nga media belge “Rapporteur”, Shqipëria dhe Mali i Zi mund të emërojnë komisionerët e tyre në Bruksel dhe t’i bëjnë pjesë të Komisionit Evropian përpara se të anëtarësohen zyrtarisht në union.

Të lidhura

None found

Kjo skemë do t’u jepte vendeve kandidate një rol më të drejtpërdrejtë në politikat evropiane, përpara përfundimit të procedurave kombëtare të ratifikimit nga 27 shtetet anëtare të BE-së, proces i cili mund të kërkojë kohë.

Komisioneri shqiptar dhe ai malazez do të mund të angazhoheshin në punën e Kolegjit të Komisionerëve dhe të kontribuonin në hartimin e legjislacionit të BE-së. Deri tani, një e drejtë e tillë u është rezervuar vetëm zyrtarëve të vendeve anëtare.

Dokumenti i publikuar nga media belge thekson se “Komisioni Evropian e konsideron të justifikuar mundësinë që një vend që po anëtarësohet në union duhet të emërojë një Komisioner gjatë kësaj periudhe”.

“Një komisioner i tillë mund të marrë pjesë në punën e Kolegjiumit për çështje relevante, duke ruajtur plotësisht autonominë, kolegjialitetin dhe përgjegjësinë kolektive të këtij organi drejtues të BE-së”, thuhet në dokument.

Emërimi i një komisioneri në Bruksel përpara anëtarësimit zyrtar të vendit të tij do të përbënte një zhvillim të paprecedentë, pasi një hap i tillë nuk është ndërmarrë më parë në historinë e Unionit.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se synon t’i përfshijë gjithnjë e më shumë vendet kandidate në tregun e vetëm, ndërsa këto shtete vijojnë zbatimin e reformave të brendshme të kërkuara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Strategjia e re dhe plani i detajuar për zgjerimin do të prezantohen të martën në Bruksel nga komisionerja Marta Kos.


Shtuar më 4.10.2026 21:40

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalholiganbetholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişMadridbet girişMadridbetbahsegelMadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis