Inter, Kristjan Asllani: Brozovic i dëmtuar? Unë jam gati

Marcelo Brozovic është dëmtuar në një ndeshje me kombëtaren kroate dhe kështu, ndaj Romës ai do të jetë jashtë, duke u konsideruar një mungesë e rëndësishme për Inzaghin.

Kristjan Asllani do të thirret për një kohë të gjatë për të zëvendësuar Brozovic e dëmtuar, por mesfushori shqiptar thotë se është gati.

“Sa keq që Brozovic është dëmtuar, një lojtar themelor për ne. Por nëse vjen radha ime tashmë, unë jam gati.

Do të përpiqem të jap më të mirën time”, tha talenti shqiptar për “Tuttosport”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.09.2022 09:45