Inter ka tre ndeshje pa shënuar, por ende mbetet sulmi më i mirë në Seria A

Goli i Edin Dzeko ndaj Napolit ishte goli i fundit i realizuar nga zikaltërit.

Ishte data 12 shkurt dhe pas asaj ndeshjeje, Inter luajti tre ndeshje radhazi pa shënuar, 2 në kampionat dhe 1 në Champions League ndaj Liverpool.

Në Seria A, sulmi i zikaltërve është ende më i miri edhe pse ka tre ndeshje pa gjetur rrjetën.

Në 26 ndeshje Inter ka shënuar 55 gola, pas tyre vjen Milani dhe Lazio me nga 53 gola./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 11:15