Sipas “Gazzettadellosport”, Perisiç ka vendosur mos të rinovojë kontratën me Interin.
Zikaltërit tashmë e kanë vendosur kroatin në merkaton e janarit për të fituar një shumë të konsiderueshme nga ai, në të kundërt do të largohej me parametra zero në qershor 2022.
Marotta ka përveshur mëngët dhe ka nisur kontaktet me Frankfurtin për serbin Filip Kostiç. Serbi 28-vjeçar dëshirohet që në janar dhe Marotta po përgatit pistën e transferimit të tij nga Gjermania në Itali.
Nëse ky transferim nuk realizohet, Inter ka piketuar edhe Ramy Bensebaini të Borussia Moenchengladbach. 26-vjeçari do të jetë në vëzhgim nga Interi në rastë se pista Kostiç dështon./h.ll/albeu.com