I fiksuar me vajzat shqiptare: Pas Taynës dhe Kejvinës, Ylli i Real Madridit “ngacmon” këngëtaren

Futbollisti i njohur i Real Madrid, Vinicius Jr, prej kohësh është përfolur në mediat shqiptare për “ngacmimet” me Taynë në rrjetet sociale.

E gjitha nisi nga një video ku futbollisti shihej teksa dëgjonte një këngë të saj. Më pas ylli i Real Madrid vendosi që reperen ta ndiqte në “Instagram”, ku edhe i shkruan hera-herës në “DM”. Po ashtu, nuk kanë munguar as komentet e ëmbla në fotot e reperes.

Mirëpo pas Taynës u vu re se ai ndjek edhe Kejvinën në rrjetet sociale dhe që në atë moment ai mori “titullin” si i fiksuar pas vajzave shqiptare.

Madje, duket se së fundmi ai është fiksuar me një tjetër vajzë shqiptare dhe është pikërisht këngëtarja Dhurata Dora. Në listën e shumë personave që ndjekin artisten shqiptare në Instagram është vënë re se përfshihet edhe Vinicius Jr.

Ky veprim i futbollistit brazilian, ka bërë fansat kuriozë të mësojnë se si janë njohur ata të dy me njëri-tjetrin. Nuk dimë të themi nëse dyshja njihet personalisht apo vetëm në rrjetet sociale teksa vlen të theksohet se pas bashkëpunimit me Maitre Gims “Only you”, fama e Dhuratës ka kapërcyer kufijtë.


Shtuar 2.07.2021 09:11