“Pse nuk i bën të pasmet?”, Armina ka një përgjigje për ata që e krahasojnë me Georginën (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur, Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto të ndryshme.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, ajo i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë përmes ‘Ask me’ në Instastory.

Arminën shpeshherë e kanë krahasur me me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, prandaj një prej fansave të saj i sugjeroi të bëjë një ndërhyrje në të pasme që të duket fiks si modelja.

“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar fansi Arminës, e cila nuk ia kurseu përgjigjen.

“1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë të domosdoshme.

2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam

3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet

4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”, u përgjigj blogerja.


Shtuar 2.07.2021 08:54