Hetimi i fitimeve kapitale, çfarë rrezikon Juventus?

Guardia di Finanza ka bastisur zyrat e Juventus në lidhje me hetimet kapitale që ka kryer klubi bardh e zi në lidhjet me fitimet dhe humbjet sidomos ne merkato. Kjo ka tronditur tifozët e Juves anembanë botës.

Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos, raporton Gazzetta dello Sport, 42 transaksione në treg për lëvizje të barabarta me rreth 50 milionë euro: këtu përfshihet edhe shkëmbimi Pjanic-Arthur i kryer me Barcelonën në verën e vitit 2020, raporton albeu.com.

Gjithçka filloi me punën e kryer nga Covisoc dhe Prokuroria Federale më 27 tetorin e kaluar për përfitime të mundshme fiktive kapitale që synonin rregullimin e vrimave në buxhet: 62 transferta të futbollit italian, nga të cilat, siç thamë, 42 me Juventusin. Nga analiza e dokumenteve, shkruan Rosea, doli në pah se klubi kishte prodhuar dokumentacion që lidhej me kalimin e parave vetëm për 3 raste. Prej aty nisi hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila informoi edhe Consob pasi Juventus është i listuar në bursë.

Në nivel sportiv, hetime të ngjashme në të kaluarën janë përplasur shpesh me vështirësinë e identifikimit të kritereve objektive për vlerësimin e një lojtari, duke shembur kështu sistemin akuzues të “fitimeve kapitale fiktive”. Në vitin 2008 Interi dhe Milani u shpallën të pafajshëm sepse u vërtetua se ishte e pamundur të përcaktohej sasia e “vlerës së të drejtave të transferimit të futbollistëve profesionistë.

Në vitin 2018, Chievo-s iu dhanë 3 pikë dënimi për “shkelje të përsëritur dhe shmangie të rregullave të maturisë dhe korrektësisë së kontabilitetit”.

Rreziku në nivel sportiv (rruga për akuzën e kontabilitetit të rremë është krejt e ndryshme), nëse vërtetohen, duket se është ai i një gjobe ose dënimi të lehtë, përveç rasteve kur i tregohet një lloj “ndryshimi” për qëllimet e regjistrimit në kampionat: në atë moment dënimet do të ishin më të rënda. /albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 11:13