Heq Lazion nga rrjtet sociale, 5 skuadra në garë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi i ka ditët e numëruara te Lazio, ku ka bërë vetëm 43 paraqitje.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është rrugës për t’u largua pasi nuk arriti të përshtatej as me Mauricio Sarrin.

Thashethemet për largim rriten edhe më shumë pasi raportohet se futbollisti shqiptar ka vendosur që mos ta ndjek më Lazion në rrjetet sociale, duke e hequr atë nga “Instagram” dhe “Twitter”.

Sipas mediave në Itali, për 27-vjeçarin kanë shprehur interesim shumë klube, disa nga Premierligë e disa nga Turqia.

Sipas Sky Italia, Leeds United ka bërë tashmë ofertë për sulmuesin, derisa e duan edhe WBA e Hull City.

Vedat Muriqin e duan edhe Galatasaray e Fenerbahce. /albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 16:25