Hazard pritet të rikthehet te Chelsea, Reali sytë te Erling Haaland

Real Madridi është ende duke e vlerësuar nënshkrimin e Erling Haaland (21 vjeç). Edhe pse ka prioritet afrimin e francezit Kylian Mbappe, klubi ende po përpiqet të gjejë formulën për afrimin e sulmuesit norvegjez.

Klubi spanjoll tashmë ka vendosur që të lirojë Marcelon, Gareth Bale dhe Isco, tre lojtarët të cilëve u përfundon kontrata në fund të sezonit.

Eden Hazard, rikthimi te Chelsea

Në fakt, sipas komunikuesit dhe bashkëpunëtorit të mediave të ndryshme Ramon Gonzalez de Mon, bordi i merengues tashmë ka nisur të negociojë me Chelsea një transferim të mundshëm të Eden Hazard. Blutë do të mirëprisnin rikthimin e belgut, por nuk janë të gatshëm të paguajnë të gjithë shumën.

Largimi i anësorit do të nxirrte edhe numrin 7, pikërisht atë që Mbappe mban tani në PSG. /albeu.com/


Shtuar 22.02.2022 16:21