Hakimi: Real Madrid nuk kishte besim te unë, por loja ime në fushë po i tregon të gjitha

Hakimi është marrë në intervistë nga ‘MARCA’ në prag të super sfidës ndaj Real Madrid.

Achraf Hakimi është një tjetër nga protagonistët e mëdhenj të duelit të nesërm në Paris.Hakimi ka qënë një lojtar në pronësi të ‘Los Blancos’, ku më pas u huazua te Dortmund e pas gjermanëve tek Inter.

Hakimi ka patur gjithnjë të njëjtën formë te secili ekip që ka luajtur me një performancë të fortë dhe të shpejtë që e karakterizon.

Ai është pyetur nga gazetari i ‘MARCA’ për të dhe ish-ekipin e tij, Real Madrid.

A ishte lamtumira e tij atëherë për shkak të mungesës së pjekurisë apo Real Madridit i mungonte besimi?

“Pak nga të dyja. Është e vërtetë që kur i bashkohesh Madridit për herë të parë, klubi nuk ka besim të plotë te ty sepse je i ri. Por më pas kur u largova në Dortmun, dola në huazim dhe pata dy sezone të shkëlqyera dhe më pas duhej të kthehesha dhe të vendosja për të ardhmen time.

Madridi ende nuk ishte I bindur prej meje edhe pse pata 2 sezone shumë të mira me Dortmund, ata nuk dëshironin të vendosnin bast për mua.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.02.2022 08:28