Në një intervistë me “Sky Sports” ylli i Borussia Dortmundit Erling Haaland ka treguar skuadrat që ai mendon se do të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit.
Por, në intervistën e sotme, i pyetur se cila skuadër do të jetë triumfuese, Haaland renditi favoritet ku ndër to ishte edhe Real Madridi.
Të lidhura
None found
“Unë mendoj që njëra nga Manchester City, Paris Saint-Germain ose Real Madrid do të fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Haaland.
Po ashtu, ylli norvegjez tregoi edhe skuadrën më të fortë ndaj të cilës ishte përballur, duke ia dhënë këtë epitet gjigandit bavarez Bayern Munich.
