Erling Haaland ka pasur një përplasje me trajnerin e tij Pep Guardiola pas zëvendësimit në sfidën ndaj Wolverhampton Wanderers.
Sulmuesi norvegjez u zëvendësua në minutën e 82-të, derisa pasi doli jashtë u pa duke shkëmbyer fjalë me trajnerin Pep Guardiola.
Shumë fjalë janë shkruar për këtë përplasje, por ka qenë vet Haaland që i ka dhënë fund duke treguar arsyen pse çoi deri te shkëmbimi i fjalëve me trajnerin e tij.
Sulmuesi norvegjez ka thënë se nuk kishte të bënte fare me zëvendësimin e tij, pasi ai iu gëzua golit të argjentinasit Julian Alvarez.
“Unë isha i tërbuar për shkak të diçkaje krejtësisht të ndryshme, nuk kishte asnjë lidhje me zëvendësimin”.
“Isha shumë i lumtur që Julian hyri dhe shënoi gjithashtu. Sigurisht që do të doja të shënoja më shumë gola, por nuk u tërbova se u zëvendësova me të. Jam i kënaqur për djalin që hyri në vendin tim për mua kjo çështje mbyllet këtu”, tha Haaland.
23-vjeçari vazhdon të jetë bindshëm golashënuesi më i mirë i Cityt këtë sezon, ku në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka realizuar 36 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/