Haaland kritikon gjyqtarin pas humbjes me Bayernin

“Der Klassiker” mes Dortmund dhe Bayern Munich  rezultoi një spektakël i vërtetë ku u shënuar 5 gola.

Fitues nga kjo sfidë arriti të dilnin gjigandët bararez që triunfuan me shifrat 3-2 ndaj Dortmundit.

Fitorja e bavaresve erdhi si rrjedhojë e një penalltie e shënuar në gol nga i zakonshmi Lewandowski.

Tek skuadra verdh e zi kishte shumë kontestime për mënyrën e gjykimit. Pas ndeshjes ka shprehur kritika ndaj gjyqtarit edhe sulmuesi norvegjez, Erling Haaland,  i cili barazoi shifrat 2-2.

“Mendoj se arbitrimi ishte një skandal. Rasti i Reus? Ishte një penallti e pastër. E pyeta arbitrin ‘pse nuk shkon ta shikosh te VAR?’, ai m’u përgjigj si një arrogant ‘nuk është e nevojshme’, tregoi pas ndeshjes Haaland.  /h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2021 15:39