Teuta është skuadra që kryeson Superionen pas 4 javësh kampionat. Investimet e konsiderueshme dhe projekti ambicioz i klubit durrsak kanë nisur të japin rezultat shumë shpejt.
Të lidhura
None found
Bregdetarët janë në vendin e parë me 10 pikë dhe një golavarazh 8:2, që përkthehet në një mesatare prej 2 golash për takim. Pas barazimit pa gola ndaj Partizanit, ndeshje në të cilën dominuan për nga loja, Teuta ka marrë 9 pikë në tre përballjet e tjera. Ekipi ka fituar me diferencë prej 2 golash ndaj Tiranës, Laçit dhe Vorës, duke treguar efikasitet në momentet vendimtare.
Mmesoma Anthony Umejiego dhe Pedro Martelo janë aktualisht golashënuesit më të spikatur të skuadrës së Edlir Tetovës, me nga 2 gola secili. Forma e deritanishme e vendos Teutën në garën për titull dhe e pozicionon si një rivale të drejtpërdrejtë të kampionëve në fuqi, Egnatias.
