Vushtrria po përjeton një start tejet të vështirë pas rikthimit në Superligën e Kosovës. Skuadra ka regjistruar 6 humbje në 6 javët e para, ndërsa ka pësuar 17 gola dhe renditet në vendin e fundit të tabelës.
Të lidhura
None found
Rezultatet kanë shtyrë drejtuesit e klubit të shqyrtojnë mundësinë e ndryshimeve në pankinë. Në këtë kuadër, emri i Ditmar Bicajt po përmendet si një alternativë për të marrë drejtimin e ekipit.
Bicaj ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ku konfirmoi se ka pasur kontakte me drejtuesit e Vushtrrisë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë marrëveshje.
