Vllaznia po kalon një prej startit më të dobët të kampionatit në historinë e saj. Pas 4 javësh, shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe kanë pësuar 8 gola, ndërsa humbjet e njëpasnjëshme ndaj Partizanit dhe Laçit kanë shtuar edhe më shumë shqetësimin në kampin kuqeblu.
Të lidhura
None found
Vështirësitë për skuadrën e Vllaznisë mund të thellohen në javët në vijim, pasi kalendari i katër ndeshjeve të ardhshme paraqitet tejet i komplikuar. Në këtë periudhë, kuqeblutë do të përballen me Teutën, Dinamon, Egnatian dhe Tiranën.
Forma e dobët e shkodranëve mund të jetë një avantazh për trajnerët Edlir Tetova dhe Ilir Daja. Përkatësisht në drejtimin e Teutës dhe Dinamos, ata mund ta shfrytëzojnë këtë situatë për të siguruar 3 pikët.
