Guimaraes drejt Newcastle? Lyoni reagon dhe mohon kategorikisht zërat

Olympic Lyon mohon kategorikisht informacionin e rremë të përhapur nga shumë media për një marrëveshje mes Newcastle dhe OL për transferimin e mesfushorit ndërkombëtar brazilian Bruno Guimaraes .

Deklaratë e fortë nga skuadra franceze, e cila përgënjeshtron informacionet e publikuara ditët e fundit që konfirmonin pagesën e 40 milionë eurove  nga skuadra e Premier League.

Një nga rastet e rralla ky kur një ekip del me një deklarata zyrtare për të mohuar zërat e merkatos për një lojtar./albeu.com


Shtuar 26.01.2022 15:30