Gruaja lë pa fjalë Tottin, kjo është surpriza romantike në dhomën e gjumit (VIDEO)

Në qershor ata do të festojnë 16-vjetorin e martesës, por dashuria midis Francesco Totti dhe Ilary Blasi nuk mund të ishte më solide. Bashkëpunëtorë dhe shumë të dashuruar, çifti nuk humbet asnjë rast për të befasuar me dhuratat speciale, por dhe dedikimet super romantike. Edhe pse ndonjëherë detyrohen të ndahen për arsye pune, të dy përpiqen gjithmonë ta mbështesin njëri-tjetrin në jetën personale dhe profesionale. Dhe rezultatet janë të dukshme.

Ilary Blasi dëshironte ta befasonte edhe një herë burrin e saj me një veprim të thjeshtë, por vërtet romantik. Pas jastëkëve me inicialet e tyre, një surprizë e vërtetë e pret ish-kapitenin e Romës. Totti shpërndau videon në Instagram, në të cilën zbulon për fansat e tij se çfarë është dhurata e papritur, e gjetur në dhomën e gjumit. “Çfarë befasie”, – shkruan ish-kapiteni verdhekuq, duke bashkangjitur gjithashtu një kolonë zanore të ëmbël, që është sfondi i momentit romantik.


Shtuar 15.04.2021 12:27

Tags: ,