Gosens po kryen vizitat mjekësore me Interin (VIDEO)

Pas marrëveshjes mes Atalantës dhe takimit në Milano me agjentët, Robin Gosens është gati të bëhet zyrtarisht lojtar i Inter-it.

Anësori gjerman ka mbërritur në Palazzo Coni pak minuta më parë për të kryer vizitat mjekësore.

Pas këtyre ekzaminimeve, ai më pas do të firmosë me zikaltërit kontratën e tij.

Gosens ka luajtur për Atalantën 157 ndeshje, ku ka realizuar 29 gola dhe ka asistuar 21 herë. /h.ll/albeu.com


Shtuar 27.01.2022 10:11